Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Nga përplasja e dy automjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në ambientin e një lokali në anë të rrugës.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa janë thyer stendat e lokalit. Të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale të mëdha, ndërsa fatmirësisht dy drejtuesit e tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes.
Nga informacionet paraprake mësohet se shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip BMW, me targa AA 199 AT,i cili ka goditur fuqishëm në ecje mjetin tip Renault, me targa AA 703 BG,duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge./abcnews.al