Të paktën 26 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobusëve të premten në pjesën perëndimore të Bregut të Fildishtë, njoftoi ministria e Transportit e vendit afrikan.
Dhjetë nga personat vdiqën për shkak të zjarrit që ra pas përplasjes.
À Brokoua, à 9 km d’Issia, un accident s’est produit entre un Vario en direction de Daloa et un Gbaka (Massa) en route vers Issia. Le pneu du Gbaka a éclaté, provoquant l’accident. Bilan provisoire : plusieurs blessés et plus de 10 morts. Les recherches sont en cours. pic.twitter.com/J0xk7NKDH9
— AfroPlanete (@Afroplanette) December 6, 2024
Aksidentet janë të zakonshme në vendin e Afrikës Perëndimore për shkak të rrugëve të rrënuara dhe drejtimit të pakujdesshëm, duke vrarë mbi 1000 njerëz çdo vit, sipas ministrisë.
Muajin e kaluar, 21 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor. Në fillim të këtij viti, një kamion cisternë u përplas me një autobus në Bregun e Fildishtë, duke lënë 13 të vdekur dhe 44 të plagosur./abcnews.al


