Përplasen dy anije, 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Bangladesh

schedule22:27 - 27 Gusht, 2021

schedule 22:27 - 27 Gusht, 2021

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë zhdukur pasi një varkë plot pasagjerë u përplas me një anije mallrash që transportonte rërë në Bangladesh .

“Deri më tani ne kemi nxjerrë 19 trupa, ” tha Anisour Rahman, shefi i policisë në rrethin Brahmanbaria. Mes viktimave janë nëntë gra dhe dy fëmijë. “Operacioni i shpëtimit për të zhdukurit vazhdon, ” shtoi ai.

Policia nuk e di numrin e saktë të të zhdukurve . Pasagjerët e shpëtuar thanë se barka mbante më shumë se 50 persona dhe disa prej tyre arritën të notonin dhe të dilnin në breg.

Qindra njerëz vdesin çdo vit në përplasjet e trageteve në Bangladesh, një vend me një rrjet të gjerë transporti lumor, por rregullat e sigurisë nuk ndiqen gjithmonë. Në maj, të paktën 26 persona u mbytën kur një skaf u përplas me një anije mallrash dhe u mbyt në lumin Padma. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!