Përplasen anijet e mallrave në Detin Baltik, dy persona të humbur

schedule09:55 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 09:55 - 13 Dhjetor, 2021

Dy persona rezultojnë të zhdukur pasi përplasjes së dy anijeve mallrash në Detit Baltik. Lajmin e konfirmuan autoritetet baltike. Administrata Detare Suedeze ka vendosur një helikopter dhe nëntë anije kërkim-shpëtimi në vendin ku ndodhi përplasja mes qytetit bregdetar suedez të Ystad dhe ishullit danez të Bornholm-it.

MarineTraffic.com tregon se Danimarka ka vendosur gjithashtu anije SAR.

Carl Yohan Linde, nga zyra e shtypit në Administratën Detare Suedeze tha për mediat se thirrjen e parë për ndihmë në orën 03:30 të mëngjesit CET dhe se në incident janë përfshirë një anije britanike dhe daneze.

“Një nga anijet, anija daneze, është përmbysur”, tha ai, duke shtuar se aktualisht po bëhen kërkime për dy persona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!