Përplasën anijen kozmike me një asteroid, NASA: Misioni i suksesshëm, trajektorja e shkëmbit hapësinor ndryshoi

schedule20:49 - 11 Tetor, 2022

schedule 20:49 - 11 Tetor, 2022

Testi i Dyfishtë për Ridrejtimin e Asteroidit ka ndryshuar me sukses trajektoren e asteroidit Dimorphos. Lajmin e bëri të ditur agjencia hapësinore ndërsa misioni u krye më 26 shtator kur anija kozike e NASA-s u përplas me shkëmbin hapësinor.

Misioni DART, një demonstrim në shkallë të plotë i teknologjisë së devijimit, ishte i pari në botë i kryer në emër të mbrojtjes planetare.

Para përplasjes, Dimorphos iu deshën 11 orë e 55 minuta për të orbituar asteroidin e tij më të madh Didymos. Astronomët përdorën teleskopë me bazë tokësore për të matur se si orbita e Dimorphos ndryshoi pas përplasjes.

Tani, Dimorphos i duhen 11 orë e 23 minuta për të orbituar Didymos. Anija kozmike DART ndryshoi orbitën e saj me 32 minuta. Fillimisht, astronomët prisnin që DART të ishte një sukses nëse shkurtonte trajektoren me 10 minuta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!