Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja tre automjete janë përplasur men njëra-tjetrën. Për pasojë ka mbetur e plagosur një grua, e cila ishte pasagjere në një nga automjetet.
E lënduara është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. g.v/abcnews.al

