Përplasen 2 makina në aksin Librazhd-Qafë Thanë, plagosen 3 pasagjerët e mjeteve

schedule11:04 - 14 Gusht, 2022

schedule 11:04 - 14 Gusht, 2022

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Në afërsi të fshatit Pishkaksh,   mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K.S., 24 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin M.T., 30 vjeç, banues në Belsh.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit P.S., dhe Z.Xh.,( e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve), të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Ford”, si dhe shtetasja Sh.T., e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Abcnews.al/