Aktualisht, janë rreth 2.6 milion refugjatë afganë të regjistruar në të gjithë globin. Në vitin 2020, refugjatët afganë ishin grupi i dytë më i madh i azilkërkuesve në Europën kontinentale, pasi ishin larguar nga Afganistani për një larmi arsyesh përfshirë persekutimin, konfliktin dhe vështirësitë ekonomike.
Secili person ka pasur arsye të ndryshme, në shumicën e rasteve arsyeja e largimit ka qenë siguria. Në fund të vitit 2020, Bashkimi Europian dhe qeveria e Afganistanit nënshkruan një marrëveshje joformale në 2016 për të lehtësuar riatdhesimin e afganëve që mbërritën në Europë për të kërkuar mbrojtje.
Marrëveshja, është një ndihmë për Afganistanin për t’i siguruar që jeta e tyre do të jetë e mbrojtur dhe e sigurt pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil në Europë. Organizata të panumërta të të drejtave të njeriut, mbrojtës të të drejtave të refugjatëve dhe ekspertëve të migracionit këmbëngulën që nga fillimi që kjo marrëveshje do të çonte vetëm në krijimin e një mjedisi të paqëndrueshëm dhe gjithnjë e më armiqësor.
Qeveritë dhe agjencitë europiane janë gjithashtu të vetëdijshme për rreziqet e shumta nga marrëveshja. Në dokumentin e nënshkruar në 2016, agjencitë e BE-së pohuan se situata sa vinte e po përkeqësohej në Afganistan si dhe në nivelet rekord të sulmeve terroriste dhe viktimave civile në vend.
Sidoqoftë, ata insistuan që “më shumë se 80,000 persona potencialisht mund të kenë nevojë të rikthehen në të ardhmen e afërt”. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes, qeveritë Europiane riatdhesuan mijëra azilkërkues afganë, përfshirë të rritur dhe fëmijë të rinj.
Disa refugjatë janë përballur me sulme nga Talibanët dhe grupe të tjera të armatosura pasi ishin deportuar nga Europa në Afganistan dhe shumë të tjerë po jetojnë me kërcënimin e dhunës, urisë dhe vdekjes deri në ditët e sotme, raporton abcnews.al
Anëtarët e komunitetit të minoritetit Hazara në Afganistan do të ishin veçanërisht të prekshëm nga dhuna dhe persekutimi nëse ata do të ishin të detyruar të riktheheshin në vend. Hazaras përbëjnë afërsisht një të katërtën e popullsisë prej 38 milion të Afganistanit. Ata kanë qenë të përndjekur prej kohësh për besimin e tyre Shiit në vendin me shumicë sunite të shkatërruar nga ndarjet e thella etnike.
Sipas një sondazhi, midis 1,255 personave që janë kthyer nga Europa në Afganistan të intervistuar midis korrikut 2020 dhe janarit 2021, 41 përqind synonin të emigronin sërish pasi të stabilizohej situata e Covid.
Rreth 38 përqind ishin të pasigurt, dhe vetëm 18 përqind synonin të qëndronin në Afganistan. Përkundër gjithë kësaj, BE ende duket të jetë e vendosur për të riatdhesuar sa më shumë refugjatë Afganë. Por kjo nuk është koha të përqendrohemi në riatdhesimin. Për shumë refugjatë afganë në Europë, dhe veçanërisht Hazaras, kthimi në atdhe është më i rrezikshëm sot se kurrë më parë, për disa arsye.
Një mjedis i paqëndrueshëm dhe gjithnjë e më armiqësor
Konflikti në Afganistan është larg fundit dhe situata në vend është ende e paqëndrueshme. Në vitin 2020, Indeksi Global i Paqes e ka renditur Afganistanin si vendin më pak paqësor në botë për të dytin vit radhazi.
Afganistani ka nivelin e dytë më të lartë të mungesës së ushqimit në botë, me gati një në dy fëmijë nën pesë vjeç që pritet të përballen me kequshqyerje akute në 2021. Përveç kësaj, pothuajse 70 përqind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë. Grupet kryengritëse në vend kanë përshkallëzuar vrasjet në shënjestër të grave, pakicave dhe arsimtarëve gjatë viteve të fundit.
Talibanët gradualisht po rrisin fuqinë e tyre mbi vendin.
Ndërkohë, pandemia COVID-19 përkeqësoi edhe më tepër ekonominë e vendit dhe infrastrukturën shëndetësore tashmë të shkatërruar. Në Shkurt 2020, Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët nënshkruan një marrëveshje historike për të “sjellë paqen në Afganistan”, por lëvizja nuk bëri asgjë për të kufizuar sulmet ndaj civilëve.
Në fakt, kishte një rritje të dhunës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2020, me një rritje të numrit të viktimave civile, veçanërisht në rajonet veriore dhe verilindore. Në fillim të këtij muaji, Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi synimin e tij për të tërhequr forcat Amerikane nga Afganistani deri më 11 Shtator 2021.
Ndërsa Talibanët dhe qeveria Afgane janë shumë larg arritjes së një marrëveshje për një zgjidhje politike, dhuna dhe paqëndrueshmëria në vend pritet të rriten pas largimit të trupave amerikane. Nëse BE vazhdon të riatdhesojë refugjatët Afganë në këto rrethana, jo vetëm që do të rrezikonte jetën e tyre, por gjithashtu do të dëmtonte edhe më shumë imazhin tashmë të shkatërruar të Europës si bastion i të drejtave të njeriut.
Problemet mjedisore
Mijëra afganë nuk u larguan drejt Europës vetëm për shkak të konfliktit të vazhdueshëm dhe konflikti nuk është pengesa e vetme në rrugën e kthimit të tyre. Popullsia e Afganistanit po përballet gjithashtu me një sërë problemesh mjedisore, nga shpyllëzimi i pandërprerë dhe degradimi i tokës deri te urbanizimi i pakontrolluar dhe asgjësimi i mbetjeve të ngurta.
Për shkak të ndryshimit të klimës, vendi po përjeton gjithashtu përmbytje më të shpeshta dhe të rënda, rrëshqitje të tokës dhe thatësira. Në një vend ku një përqindje e konsiderueshme e popullsisë jeton në zonat rurale dhe varet nga bujqësia për të mbijetuar, thatësira ka një efekt shkatërrues.
Ata jo vetëm që kanë lënë miliona njerëz pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, por gjithashtu kanë penguar përpjekjet për të përmirësuar kanalizimet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës ndaj shpërthimeve të sëmundjeve të ndryshme.
Një thatësirë në vitin 2018 preku 22 nga 34 provincat e Afganistanit dhe zhvendosi të paktën 300,000 persona. Sipas Kombeve të Bashkuara, 13.5 milion vuanin nga uria për shkak të thatësirës në 2018.
Një thatësirë tjetër me intensitet të moderuar në të lartë, e cila mund të çojë në më shumë paqëndrueshmëri dhe valë të reja të zhvendosjes së brendshme, pritet të ndodhë brenda vitit. Në këtë kontekst, është e papranueshme që BE-ja të konsiderojë rikthimin e refugjatëve përsëri në Afganistan.
Midis konfliktit të vazhdueshëm, pasigurive politike dhe sfidave të panumërta mjedisore me të cilat përballet vendi, është e pamundur që të ata të kenë një të jetë të sigurt dhe dinjitoze në Afganistan.
Nevoja urgjente për ndryshime në politikë
Aktualisht, politikat e BE-së për refugjatët dhe azilkërkuesit afganë janë përqendruar në rikthimin e tyre, sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë, për të siguruar që të drejtat e këtyre njerëzve që vuajnë shumë të mos shkelen, nevojitet një qasje më e drejtë dhe shumë-dimensionale.
Derisa Afganistani të jetë një vend i sigurt dhe të jetë në gjendje të sigurojë kushte jetese të dinjitoze për të gjithë qytetarët e saj, BE-ja duhet të përqendrohet në forcimin e sistemit të saj të azilit dhe mirëpritjen e më shumë Afganëve në nevojë.
Derisa të përmirësohen kushtet në Afganistan, BE duhet gjithashtu të sigurojë më shumë ndihmë për vendet që janë duke pritur numrin më të madh të refugjatëve Afganë. Në të vërtetë, numri i refugjatëve afganë në BE dhe në botën perëndimore në përgjithësi, është i vogël krahasuar me numrat që banojnë aktualisht në vendet e Azisë.
Sot, rreth katër milion refugjatë afganë jetojnë në Pakistan dhe Iran. Turqia ka pritur gjithashtu një numër të madh refugjatësh afganë. Shumë refugjatë në këto vende jetojnë në kushte të vështira, me kufizime në ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor., raporton abcnews.al
Për më tepër, statusi i tyre në këto vende është shumë i pasigurt. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), nga janari 2020 deri në dhjetor 2020, janë regjistruar 806,300 emigrantë që janë rikthyer nga Irani dhe Pakistani në Afganistan.
Që nga janari 2021, u regjistruan edhe 286,618 emigrantë të tjera nga Irani dhe Pakistani. Afganistani aktualisht nuk ka kapacitetin për të mirëpritur qindra mijëra të kthyer dhe për tu ofruar atyre kushtet minimale të jetesës.
BE, në bashkëpunim me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, duhet të bashkëpunojë me Iranin, Pakistanin dhe vendet e tjera duke pritur një numër të madh refugjatësh Afganë për t’u siguruar që ata nuk janë të detyruar të kthehen në një vend të pasigurt.
Për më tepër, ata duhet t’i ndihmojnë këto vende të sigurojnë kushte dinjitoze të jetesës për këta refugjatë. Dëbimi i refugjatëve dhe azilkërkuesve afganë përsëri në Afganistan mund të sigurojë përfitime politike afatshkurtra për qeveritë e vendeve pritëse, por gjithashtu do të përkeqësojë krizën shumëplanëshe të Afganistanit dhe do të rrisë vuajtjet e njerëzve të saj.
BE mund dhe duhet të presë më shumë refugjatë afganë, jo më pak. Në vend që të përdorë paratë e ndihmës si levë për të ushtruar presion mbi qeverinë afgane për të mbështetur përpjekjet e riatdhesimit përmes të ashtuquajturës Rruga e Përbashkët, ajo duhet të vendosë burimet e saj të energjisë dhe financiare për të forcuar sistemin e saj të azilit dhe rritjen e kuotave të migrimit.Përktheu Sonila Backa-abcnews.al