Përpjekja e parë dështoi, lëshohet sërish urdhër arrest për ish presidentin në Korenë e Jugut

schedule11:39 - 7 Janar, 2025

schedule 11:39 - 7 Janar, 2025

Gjykata në Korenë e Jugut ka rilëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e pezulluar Yoon Suk Yeol, tha të martën agjencia e hetimit të korrupsionit të vendit. Hetuesit që kërkojnë ta marrin në pyetje mbi akuzat për kryengritje kanë luftuar për të ekzekutuar një urdhër arresti për të.

Kreu i njësisë së hetimit, i bllokuar nga shërbimi i sigurisë presidenciale dhe rojeve ushtarake jashtë rezidencës së tij javën e kaluar, tha të martën se janë të vendosur për të ekzekutuar urdhërin e gjykatës.

Avokatët e Yoon paraqitën një kërkesë në gjykatën e Seulit për të anuluar urdhrin e arrestit, por gjykata e rrëzoi atë të dielën.

Yoon Suk Yeol u shkarkua disa javë më parë pas tentativës për të vendosur ligjin ushtarak, që shkaktoi krizën politike në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!