Autoritetet turke kanë sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Thodex”, të drejtuar nga turku i shumëkërkuar Faruk Fatih Ozër, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri që prej 18 prillit.
Mediat lokale raportojnë se në tre llogaritë e tij në bankat turke janë gjetur gjithsej 1.6 milion euro, ndërkohë që vlera e mashtrimit që dyshohet se u krye nga “Thodex” nën drejtimin e Faruk Fatih Ozer është 2 miliard dollar.
Lexo edhe: Faruk Fatih Özer në “grackë”, ministri turk: Shqipëria vendi ku fshihet, rrethi po ngushtohet
Policia turke ka arrestuar disa bashkëpunëtorë të tij me akuzën e mashtrimit, kurse kreu i kompanisë që kishte kriptomonedhën e famfshme turke nuk ështe gjetur ende pavarësisht kërkimeve intensive edhe në Shqipëri.
Ky i fundit u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë më datë 18 prill dhe që prej asaj dite është zhdukur. Turqia dërgoi edhe një specialist për të ndihmuar autoritetet shqiptare në gjetjen e bosit të “Thodex”, por pa rezultat.
Lexo edhe: “Boss-i” i fshehur në Shqipëri, arrestohet kunata e Faruk Ozer pas skandalit me kriptomonedhën turke
Mediat turke raportuan më herët se nga informacionet e siguruara në mënyrë informale kanë mësuar se bosi turk fshihej në Shqipëri nga grupe të lidhura me mafian dhe biznesin duke mos dhënë detaje të tjera. /abcnews.al