Policia e Krujës ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur një të mitur.
Sipas uniformave blu, është ndaluar shtetasi me iniciale S. D., 21 vjeç, i cili akuzohet se ka përndjekur një 15 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
I riu gjithashtu ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al