Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.A. 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.
“U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al