Një 47-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit.
Uniformat blu bëjnë me dije se 47-vjeçari Sh.H., banues në Patos ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit një 30-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 47 vjeç, banues në Patos, pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, një shtetase 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/