Përmirësohet shëndeti i Justina Aliaj pas infektimit me Covid: Mjekët i heqin oksigjenin

schedule18:19 - 12 Nëntor, 2020

schedule 18:19 - 12 Nëntor, 2020

Ilir Çumani  Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë njëkohësisht edhe gazetar, njofton se gjendja shëndetësore e artistes Justina Aliaj është përmirësuar dhe se ajo është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ja kanë hequr oksigjenin.

“Te Nderuar Miq! Lajm i mirë. Personalisht jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me mjekët, edhe me Justin. Gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ia kanë hequr edhe oksigjenin….(!!!) Që ditën e parë të shtrimit kam kontaktuar personalisht drejtëpërdrejtë me Ministren Manastirliun, dhe ajo dhe i gjithë stafi mjekësor e infermieror ka treguar një kujdes të veçantë për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Falë Zotit, çdo gjë është në udhë të mbarë….FORCA JUST…!”, shkruan ai.

Këngëtarja Shkodrane Justina Aliaj është infektuar me Covid-19. Prej 5 ditësh ajo është shtruar në spitalin Infektiv.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!