Përmirësimi i klimës së të bërit biznes/ Nunaj: Tregon qëndrueshmërinë e ekonomisë. Ja problematikat që mbeten

schedule14:35 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 14:35 - 7 Dhjetor, 2023

Biznesi amerikan ka një perceptim më pozitiv për klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Gjatë prezantimit të indeksit të biznesit për vitin 2022-2023, te publikuar nga dhoma amerikane, u konstatuan përmirësim të një sërë treguesish. Ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj theksoi se kjo vjen si rezultat i qëndrueshmërisë së ekonomisë së vendit.

Megjithatë, siç theksoi ekspertja gjatë intervistës për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, problematikë vijon të mbetet mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore si dhe monopoli.

“Klima e biznesit analizojnë ecurinë dhe perceptimet e biznesit brenda një viti. Themeltare, në dy vitet e mëparshme, nëse i referohemi periudhës së krizës 2020-2021 kemi pasur rënie të perceptimit të klimës së biznesit dhe aktualisht kemi përmirësim si pasojë e stabilitetit të ekonomisë nga dy krizat e fundit.

Problematikat vijojnë njësoj si mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, që domethënë se bizneset që synojnë të investojnë në Shqipëri, kur kanë mungesë punonjësish të kualifikuar, nuk kanë mundësi për të zhvilluar ekonominë. Ky është problemi dhe ekonomia nuk zhvillohet përpara. Vijon edhe problemi i monopolit dhe konkurrencës së pandershme por në tërësi ka një përmirësim të klimës së biznesit në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo tregon qëndrueshmërinë e ekonomisë drejt përmirësimit.”, theksoi Nunaj./abcnews.al