Të paktën 71 njerëz kanë humbur jetën pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor.
Mediat e huaja kanë bërë me dije se shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë në vendet fqinje të Azisë Juglindore, derisa digat e tej-mbushura me ujë zhytën mijëra shtëpi.
Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore e deri te Timori Lindor. Më shumë se 40 njerëz janë ende të zhdukur në Indonezi, dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet më tej.
Ndërkohë zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Zbutjen e Katastrofave, Raditya Djati e ka quajtur katastrofë një ngjarje të tillë, ku thekson se akoma vijojn ëtë jenë të zhdukur 40 persona. /abcnews.al