Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, shkon mbi 5000 numri i viktimave, mijëra të tjerë të zhdukur

schedule21:51 - 12 Shtator, 2023

schedule 21:51 - 12 Shtator, 2023

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin lindor të Libisë Derna është rritur në 5300, njoftoi më herët agjencia zyrtare e lajmeve e vendit.

Në një deklaratë, ministria e brendshme e qeverisë e emëruar nga Dhoma e Përfaqësuesve në Libinë lindore tha se mijëra njerëz ishin ende të zhdukur.

“Ekipet lokale të shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për personat e zhdukur”, tha Mohamed Abolmosa, zëdhënësi i ministrisë dhe bëri thirrje për “ndërhyrje ndërkombëtare për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit”.

Të hënën, Këshilli i Presidencës së Libisë u bëri thirrje vendeve fqinje dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të bashkohen në zonat e prekura nga përmbytjet në rajonin lindor.

Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit të Libisë me bazë në Tripoli, shpalli të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse zona të fatkeqësisë dhe shpalli tre ditë zie kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!