Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, shkon mbi 2000 numri i viktimave, mijëra të tjerë të zhdukur

schedule22:58 - 11 Shtator, 2023

schedule 22:58 - 11 Shtator, 2023

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në qytetin Derna në Libinë lindore është rritur mbi 2 mijë.

Sipas agjencisë libiane të lajmeve LANA, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur.

Hamad gjithashtu tha se lagje të tëra banimi u “shkatërruan” pasi ato u përfshinë nga përmbytjet në Derna.

Më herët, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si “zona fatkeqësie”.

Dbeibeh gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan vendin e Afrikës Veriore.

Dje, stuhia ‘Daniel’ përfshiu disa zona në Libinë lindore, më së shumti qytetet Banghazi, Bayda dhe Al Marj, si dhe qytetet Soussa dhe Derna.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!