Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi/ Shkon mbi 11 mijë numri i viktimave, rritet frika për 20 mijë të vdekur

schedule21:07 - 14 Shtator, 2023

schedule 21:07 - 14 Shtator, 2023

Të paktën 11 mijë persona kanë humbur jetën në Libi, sipas autoriteteve, të cilët frikësohen se numri i viktimave mund të kalojë 20 mijë.

Popullsia e Dernës, e cila mori goditjen më të madhe, kishte rreth 200,000 banorë para se stuhia të godiste Libinë. Kryebashkiaku i qytetit tha se në bazë të numrit të lagjeve të shkatërruara plotësisht, 18,000 deri në 20,000 njerëz mund të kenë humbur jetën. Gjithashtu, mijëra janë të plagosur ose të zhdukur.

Imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit në portin e Dernës pasi përmbytjet rrënuan ura, rrugë dhe ndërtesa të tëra u rrënuan nga një valë shtatë metrash. Shirat e dendur nga stuhia Daniel shkaktuan shkatërrimin e dy digave, duke bërë që uji të përmbysë zonën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!