Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, rritet frika për 20 mijë të vdekur

schedule09:17 - 14 Shtator, 2023

schedule 09:17 - 14 Shtator, 2023

Numri i të vdekurve në Derna e shkatërruar nga përmbytjet mund të arrijë në 20,000, sipas kryebashkiakut. Abdnulmenam Al Ghaiti tha se këto vlerësime bazohen në numrin e rretheve në qytet që “u zhdukën” nga stuhia që përmbyti Derna.

Më shumë se 5,300 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 10,000 janë të zhdukur. Ndërsa mijëra janë të zhvendosur.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës në Libinë lindore i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë, duke paralajmëruar se vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t’u përballur me një fatkeqësi të kësaj shkalle.

Kryebashkiaku i Derna tha se ekipet e shpëtimit nga Egjipti, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Katari kanë mbërritur në zonë.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi ngritjen e kampeve në kufirin perëndimor të vendit për të strehuar të mbijetuarit nga përmbytjet shkatërruese në Libinë fqinje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!