Përmbytjet shkaktuan mijëra viktima dhe dëme të mëdha, OKB apelon për më shumë ndihmë për të prekurit në Libi

schedule11:03 - 15 Shtator, 2023

schedule 11:03 - 15 Shtator, 2023

OKB-ja apelon për të ofruar ndihmë të menjëhershme për rreth 250 mijë njerëz të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Libi që kanë vrarë mijëra njerëz.

Agjencitë humanitare po kërkojnë 71.4 milionë dollarë për “të adresuar nevojat më imediate të 250 mijë njerëzve nga rreth 884,000 që kanë nevojë për ndihmë gjatë tre muajve të ardhshëm”, tha Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare (Ocha) në një apel urgjent.

“Ky apel do të përditësohet pasi më shumë informacion të bëhet i disponueshëm,” tha Ocha.Të mërkurën, kreu i agjencisë Martin Griffiths lëshoi ​​dhjetë milionë dollarë ndihmë urgjente për viktimat e fatkeqësisë në Libi.

“Ne të gjithë jemi të mobilizuar për të ofruar sa më shumë ndihmë dhe mbështetje sa të mundemi për njerëzit. OKB-ja është në terren dhe ne po vendosim një ekip të fortë për të mbështetur dhe financuar përgjigjen ndërkombëtare në bashkëpunim me ekipet e shpëtimit dhe autoritetet libiane,” u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!