Përmbytjet prekin Libinë, raportohet për 25 të vdekur

schedule12:15 - 11 Shtator, 2023

schedule 12:15 - 11 Shtator, 2023

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Libinë lindore, duke shkaktuar 25 persona, duke shkatërruar rrugë dhe shtëpi. Stuhia Daniel goditi qytetet Bengazi, Sush, Al Bayda, Al Marj dhe Derna, duke shkaktuar përmbytje të rënda.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke urdhëruar mbylljen e shkollave dhe dyqaneve. Katër portet kryesore të eksportit të naftës në Libi, Ras Lanuf, Zeitina, Brega dhe Es Sidra, u mbyllën nga e shtuna pasdite dhe për tre ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!