Situata mbetet sërish problematike në dy fshatrat e zonës së përmbytur dy ditë më parë në Fushë-Krujë.
Në Murqnë dhe Mallkuç rreth 150 ha tokë bujqësore vazhdon të mbetet nën ujë, pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm.
Rreth 20 banesa janë rrethuar nga uji, ndërkohë që niveli mbetet i njëjtë deri ne 50.cm.
Nuk ka asnjë reagim nga pushteti vendor, këtë e tregojnë banorët të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në pastrimin e lumit dhe kanaleve kulluese, që behën shkak i përmbytjeve dhe dëmeve te shkaktuara në bujqësi.
Deputetja demokrate Andia Ulliri ka inspektuar zonat e përmbytura, ajo apeloi institucioneve për marrjen e masave në parandalimin e përmbytjeve në këtë zonë.
Ndërkohë dhe banorët kanë shprehur indinjatë për situatën dhe heshtjen e pushtetit vendor. Ditën e djeshme në terren janë vendosur në gatishmëri forcat policore.
/Abcnews.al/