Një person ka humbur jetën, ndërsa nuk dihet fati i dy të tjerëve pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë në një pjesë të madhe të Spanjës, njoftuan sot autoritetet.
Spain is hit by a hurricane
The Hurricane Dana and torrential downpours led to severe flooding in Spain. The subway is flooded in #Madrid.
Residents of the capital and the district of Mancha Alta de Toledo were urged not to leave their homes. pic.twitter.com/gnGH49lHrA
— NEXTA (@nexta_tv) September 4, 2023
Viktima u regjistrua në Komunën e Casarubios del Monte, pranë Toledos (Spanja qendrore), njoftoi presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Paje.
“Kemi pasur një ditë dhe natë shumë të vështirë,” tha García-Paje, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.
Në komunitetin e Aldea de Fresno, në rajonin e Madridit, nuk dihet ende fati i një babai dhe djali të tij pasi automjeti i tyre u rrëmbye nga rrjedha e ujit.
/abcnews.al