Përmbytjet në Spanjë, dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur

schedule17:05 - 8 Nëntor, 2024

schedule 17:05 - 8 Nëntor, 2024

Autoritetet spanjolle raportuan 78 persona të zhdukur, 10 ditë pas stuhive katastrofike të vendit në një shekull.

Më herët, qeveria e rajonit më të prekur të Valencias, në lindje të vendit njoftoi 93 të zhdukur. Numri zyrtar i të vdekurve mbetet 219. Në Valencia, deri më tani janë gjetur 211 trupa – ndërsa tetë viktima të tjera janë raportuar në rajonet fqinje të Castilla-La Mancha dhe Andaluzisë.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në Katalonjë gjatë natës nga e enjtja në të premte, përfshirë ishullin e Majorkës – një nga zonat e prekura më shumë.

Në Valencia, kërkimi vazhdon ende për personat e zhdukur, megjithëse autoritetet rajonale theksuan se 40 prej trupave të gjetur ende nuk janë identifikuar. Dyshohet se disa trupa mund të jenë derdhur në Mesdhe.

Operacioni i pastrimit është në proces të plotë, por disa nga 75 qytetet dhe fshatrat e prekura janë ende të mbuluara nga balta.

Shumë ndërtesa janë ende të paarritshme ose të vështira për t’u arritur, pasi hyrjet janë ende pjesërisht të bllokuara nga rrënojat e makinave dhe sendet shtëpiake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!