Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje edhe në Pukë. Bashkia e Pukës ka dhënë informacion mbi gjendjes e situatës së krijuar ditën e fundit.
Dëmtime janë regjistruar në njësinë administrative Gjejgjan, për shkak të shembjeve masive ë dherave, po ashtu emergjente paraqitet situata në hyrjen e tunelit të rrugës Gjegjan.
Ndërkohë në njësinë administrative Luf-Qerret kërkohet ndërhyrje për shkak se ka pasur rrëshqitje dherash në afërsi të kishës në rrugën e fshatit Pla.
Sakaq Bashkia Pukë bën me dije se vijon monitorimi i situatës me qëllim ndërhyrjen në kohë të çdo rasti që paraqet probleme.
Informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit në territorin e bashkisë Pukë.
Qyteti Puke:
Ne Qytetin Puke situata është e qetë në përgjithësi por si pasojë e reshjeve të shumta të shiut ka pasur demtim të rubinetës kryesore të shkarkimit të Rezervuarit Kukaj, problem i cili nga mosfunksionimi i saj do te sillte plobleme te medha persa i perket shkarkimit te ujrave si dhe problem për familjet që banojnë ne lagjen Kukaj. Ky investim daton në vitin 1976 dhe ka një kapacitet prej 2.5 mln m3 Ujë. Fal investimit të kryer në digen e kësaj vepre, nuk u shkaktuan pasoja për 70 banorë që jetojnë posht digës. Aktualisht po mbikqyret për 24 orë për të menaxhuar problematikat, Shkollat vijojne mesimin normal, Shëndetësia ka raportuar një gjendje normale.
Njesia Administrative Gjegjan
Në njesinë administrative Gjegjan ka pasur dëmtime te rrugeve rurale, shembje të masiveve të dherave dhe është ndërhyrë nga Drejtoria e Shërbimeve për normalizimin e situatës. Problematike emergjente paraqitet hyrja ne tunelin e rruges Gjegjan, pasi masivi shkëmbor mbi tunel ka pësuar çedime dhe herë pas here ka rënie të gureve dhe masiveve shkëmbore çka përben rrezik potencial për mjetet që kalojnë në këtë rrugë, problem ky I ngritur në menyre periodike. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga strukturat pergjegjese. Situata i është bër e ditur Prefekturës Shkodër dhe ARRSH.
Në fshatin Shkozë , një shtëpi banimi në pronësi të z.Gjovalin Kola ka çedime të rreshqitjes të tokës në të gjithë vijen lineare të oborrit ku për pasojë ka dhe çarje të mureve te baneses, per kete qellim kerkohet nje sdudim gjeologjik i zonës, nga ekspertë të fushës për përcaktimin e qëndrueshmerise së tokës .
Shkollat janë të hapura. Energji ka pasur pa ndërprerje .
Probleme shendetesore nuk janë raportuar.
Njësia Administrative Qelëz
Në fshatin Buzhale ka pasur një shembje të masivit të dheut ku për pasojë ka pasur dëmtim të baneses në shtetasit Z.Mhill Gjon Shabani ku rreth 20 m3 dhera, peme e shkurrre kanë rënë në oborr dhe kanë dëmtuar një pjesë të shtëpisë ku ndodheshin disa materiale.
Për këtë problem kërkohet një sdudim gjeologjik i zonës, pasi shembjet e dherave vazhdojnë si pasojë e burimeve nëntokesore ku rrezikohen mbi dhjetë familje të këtij fshati.
Në fshatin Katund rruga lidhëse Kodërbojë –Katund ka shembje të masivit të dheut dhe bllokim rruge ku po ndërhyhet nga Drejtoria e Shërbimeve për pastrimin e saj.
Është pastruar rruga Kodërbojë-Marrnaq ku ka pasur të njëjtin problem. Ka pasur dëmtim të mureve mbajtëse dhe tokave bujqësore të familjes së shtetasit Z.Ndue Bala.
Shkollat janë të hapura, energji ka pasur pa ndërprerje. Janë dëmtuar edhe dy mullinj, një rezervuar uji dhe një ujësjellës I fshatit Marrnaq.
Probleme shëndetësore nuk janë raportuar.
Njësia Administrative Luf – Qerret
Ka pasur dëmtime si pasojë e shembjes së dherave në rrugën e fshatit Pla, në afërsi të kishës, në rrugën e fshatit Plet, 500m në afërsi me shkollën, në rrugën e fshatit Vrrith, ku kërkohet ndërhyrje përgjatë saj. Në fshatin Kaftallë në familjen e Z.Gjon Lleshi, ka pasur çedim të vijës lineare të oborrit.Kërkohet studim gjeologjik.
Shkollat janë të hapura, energji elektrike ka pasur pa nderprerje.
Nuk raportohen probleme shendetsore.
Njësia Administrative Rrape
Në këtë njësi ka pasur problem në rrugën Buhot- Kabash, ku do realizohet ndërhyrja me mjete, gjthashtu në rrugën Marrnaq –Meçe ka rrëshqitje dhe kërkohet studim gjeologjik.
Shkollat janë të hapura. Furnizimi me energji ka pasur nderprerje ne disa zona të njësisë.
Bashkia Puke po monitoron në vijimësi situaten me qellim nderhyrjen në kohë të çdo rasti që paraqet probleme.
Faleminderit!/abcnews.al/