Përmbytjet në Polis, shembet rruga që lidh disa fshatra

schedule15:50 - 10 Janar, 2021

schedule 15:50 - 10 Janar, 2021

Përmbytjet kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit.

Gazetari Agim Blloshmi bën me dije se si shkak i reshjeve të dendura është shembur rruga që lidh Fshatrat Gurëshpatë, Vila, Qafë Dardhë më bashkinë Librazhd dhe Njësinë Administrative Polis.

Ndërsa për kalimin e mjeteve është hapur një rrugë dytësore.

“Kemi rreth 40 minuta këtu. I bëjmë thirrje atij të gjatit, zotit Edi Rama të shikojë edhe këtej nga ne, jo vetëm nga Tepelena”, u shpreh një qytetar.

“Ndërsa një tjetër banor shprehet se situata duhet të ishte menaxhuar më parë, përmbytjet nuk ndodhën tani”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

/abcnews.al/