Përmbytjet në Meksikë, raportohet për 7 të vdekur dhe 9 të zhdukur  

schedule09:48 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:48 - 26 Shtator, 2023

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe nuk dihet fati i nëntë të tjerëve pas përmbytjeve ditën e djeshme në Meksikë.

Kreu i agjencisë lokale të Mbrojtjes Civile, Juan Ignacio Arroyo Verastegui, tha për Agence France-Presse (AFP) se shirat e dendur goditën shtetin Jalisco për rreth dy orë, nga ora 5 e mëngjesit deri në 7 të mëngjesit.

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpitë dhe dyqanet në Outlan, një qytet me rreth 60,000 banorë.

Rreth 100 ekipe shpëtimi janë angazhuar në një operacion për gjetjen e të zhdukurve.

/abcnews.al