Përmbytjet në Libi, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar

schedule08:43 - 16 Shtator, 2023

schedule 08:43 - 16 Shtator, 2023

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në qytetin libian Derna po shuhen ngadalë, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën qytetin, duke vrarë mijëra njerëz.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shkatërrimin e dy digave dhe duke marrë përpara gjithçka. Përmbytjet lanë pas shkatërrim dhe dëshpërim në një pjesë të madhe të qytetit. Derna duket sikur është goditur nga një tërmet i madh, tha një fotograf i AFP.

Para katastrofës, qyteti kishte 100,000 banorë. Nga këta, “të paktën 10,000” njerëz janë të zhdukur, sipas OKB-së, ndërsa numri i saktë i të vdekurve ende nuk dihet.

Zyrtarët e qeverisë së Cyrenaica, në Libinë lindore, flasin për të paktën 3000 të vdekur, por shumë kanë frikë se numri aktual i të vdekurve do të jetë shumë më i lartë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se mbi 38,000 njerëz janë të zhvendosur në pjesën lindore të vendit, 30,000 vetëm në Derna. Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit pengohet nga kaosi politik në shtetin e Afrikës së Veriut.

Pas kryengritjes, përmbysjes së regjimit dhe vdekjes së kolonelit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi ekzistojnë dy qeveri rivale, njëra në Tripoli (perëndim), e njohur nga OKB dhe e kryesuar nga kryeministri Abdelhamid Dbayba, tjetra në në lindje, e udhëhequr nga  Khalifa Haftar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!