Përmbytjet në Libi/ Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve zbehen, të paktën 10 mijë të zhdukur

schedule07:21 - 16 Shtator, 2023

schedule 07:21 - 16 Shtator, 2023

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në qytetin libian Derna po shuhen gradualisht, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën qytetin, duke vrarë mijëra njerëz. Shirat e rrëmbyeshëm natën e së dielës shkaktuan dëmtimin e dy digave, duke bërë që uji të përfshijë gjithçka në rrugët e qytetit.

Përmbytjet lanë pas një skenë shkatërrimi dhe dëshpërimi në një pjesë të madhe të qytetit. Ndërtesa të tëra u shkatërruan ndërsa shumë makina mund të shihen të përplasura me mure. Para katastrofës, qyteti kishte 100,000 banorë. Nga këta, “të paktën 10,000” njerëz janë të zhdukur, sipas OKB-së.

Numri i saktë i të vdekurve mbetet i panjohur. Zyrtarët e qeverisë së Cyrenaica, në Libinë lindore, flasin për të paktën 3000 të vdekur, por shumë kanë frikë se numri aktual do të jetë shumë më i lartë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) flet për mbi 38,000 njerëz të zhvendosur në pjesën lindore të vendit të ndarë, 30,000 vetëm në Derna./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!