Përmbytjet në Libi, shpërngulën më shumë se 38,000 persona

schedule13:49 - 15 Shtator, 2023

schedule 13:49 - 15 Shtator, 2023

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi sot se më shumë se 38.640 persona janë zhvendosur në Libi pas përmbytjeve katastrofike dhe stuhisë Daniel.

Zonat më të kërcënuara janë në verilindje të Libisë, deklaroi IOM në rrjetin social X (Twitter).

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur në Libi tani janë në rrezik të sëmundjeve të bartura nga uji i kontaminuar.

Deri më tani 11.300 persona kanë humbur jetën ndërsa 10 mijë rezultojnë të zhdukur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!