Përmbytjet në Libi/ Pse dëmet në Derna ishin kaq katastrofike

schedule09:37 - 16 Shtator, 2023

schedule 09:37 - 16 Shtator, 2023

Nga BBC

Sipas kryebashkiakut të qytetit, numri i të vdekurve nga përmbytjet e Dernës mund të arrijë në 20,000, ndërsa deri më tani janë raportuar mbi 11.300 mijë të vdekur dhe 10 mijë të zhdukur.

Lagje të tëra u zhdukën në det teksa uji i ardhur si cunam pushtoi qytetin. Familje të tëra u shpërndanë, sipas një gazetari libian, i cili foli me të mbijetuarit në qytet, dhe e përshkroi situatën si “përtej katastrofikes”.

BBC Verify dhe ekipi i gazetarisë vizuale të BBC-së kanë analizuar disa nga arsyet pse përmbytjet shkaktuan dëme kaq katastrofike në Derna.

Reshje rekord

Reshjet u shkaktuan nga stuhia Daniel që goditi Libinë të dielën. Stuhia shkaktoi më shumë se 400 mm shi në pjesë të bregdetit verilindor, brenda një periudhe 24-orëshe.

Ky është një përmbytje e jashtëzakonshme për një rajon që zakonisht sheh rreth 1.5 mm shi gjatë gjithë shtatorit. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Libisë thotë se ky është një rekord i ri reshjesh.

 

Të dhënat satelitore tregojnë shtrirjen e reshjeve në të gjithë rajonin – megjithëse në shumë vende sasia e regjistruar në tokë ishte më e lartë.

Është shumë herët që t’ia atribuosh me siguri forcën e kësaj stuhie, rritjes së temperaturave globale.

Megjithatë, ndryshimet klimatike mendohet se po rrisin frekuencën e ngjarjeve të tilla të forta.

Prof Liz Stephens, një eksperte në rreziqet klimatike dhe qëndrueshmërinë në Universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se shkencëtarët janë të bindur se ndryshimi i klimës po shton reshjet e lidhura me stuhi të tilla.

Dy diga të mbingarkuara

Lumi Uadi Derna rrjedh nga malet e brendshme të Libisë, përmes qytetit të Dernas dhe në Mesdhe.

Është i thatë për pjesën më të madhe të vitit, por shiu jashtëzakonisht i madh përmbyti dy diga të rëndësishme dhe shkatërroi disa ura.

Banorët e qytetit, të cilët ishin urdhëruar nga autoritetet lokale të qëndronin në shtëpi, raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë përpara se qyteti të pushtohej nga uji.

“Digat fillimisht e kanë ujin, dhe shpërthimi i tyre ka çliruar të gjithë ujin me një lëvizje. Mbetjet e ndodhura në ujërat e përmbytjeve e kanë shtuar fuqinë shkatërruese”, thotë Prof Stephens.

Diga e sipërme kishte një kapacitet depozitues prej 1.5 milion metra kub ujë, ndërsa diga e poshtme mund të mbante 22.5 milion metra kub. Çdo metër kub ujë peshon rreth një ton (1000 kg), kështu që 1.5 milion metër kub ujë peshojnë .5 milion ton.

Shtoji asaj peshe lëvizjen tatëpjetë dhe mund të prodhohet një fuqi e jashtëzakonshme. Dëshmitarët kanë thënë se ujërat kanë qenë afro tre metra në disa vende.

Vlerësohet se 20 cm ujë nga vërshimet me lëvizje të shpejtë janë të mjaftueshme për të rrëzuar dikë dhe 60 cm mjaftojnë për të notuar një makinë. Pra, nuk është çudi që ndërtesa të tëra u shembën nga përmbytjet.

Ekspertët thonë se është shumë herët për të ditur nëse reshjet ekstreme ishin thjesht të tepërta për t’u përballuar nga digat, apo nëse gjendja e strukturave gjithashtu luajti një rol.

Bazuar në vëzhgimet e tyre, digat ka të ngjarë të bëhen nga dheu ose gurë të hedhur dhe të ngjeshur, të cilat nuk janë aq të forta sa betoni.

“Këto diga janë të ndjeshme kur uji tejkalon kapacitetin e tyre dhe ndërsa digat e betonit mund t’i mbijetojnë, digat me mbushje me gurë zakonisht nuk munden,” thotë Prof Dragan Savic i Universitetit të Exeter, një ekspert në inxhinierinë hidraulike.

Duket se diga e sipërme u ça e para, sipas inxhinierit strukturor Andreë Barr.

Ai thotë se uji më pas me siguri ka rrjedhur poshtë luginës së lumit shkëmbor drejt digës së poshtme përpara se ta çante dhe atë, duke rezultuar në përmbytjen e papritur dhe katastrofike të qytetit që shtrihet i bllokuar midis maleve dhe detit.

Një studim i botuar vitin e kaluar mbi hidrologjinë e pellgut të Uadi Dernas theksonte se zona “ka një potencial të lartë rrezikun nga përmbytjet”, në bazë të vëllimeve të mundshme historike të përmbytjeve dhe se digat “kishin nevojë për mirëmbajtje periodike”.

Raporti, nga eksperti i inxhinierisë civile Abdeluanees AR Ashoor nga Universiteti libian i Omar Al-Mukhtar, tha se “situata aktuale në pellgun e luginës Derna kërkon që zyrtarët të marrin masa të menjëhershme, duke kryer mirëmbajtjen e rregullt të digave ekzistuese, sepse në rast të një përmbytjeje të madhe, rezultati do të jetë katastrofik për banorët e luginës dhe qytetit”.

Disa ekspertë kanë theksuar rolin e mundshëm që ka luajtur paqëndrueshmëria politike në Libi në mirëmbajtjen e digës.

Ndërsa përpjekjet e shpëtimit në qytet vazhdojnë, gazetari libian Johr Ali, i cili ka folur me të mbijetuarit në qytet, tha për BBC: “Njerëzit po dëgjojnë klithmat e foshnjave nën tokë, ata nuk dinë si t’i shpëtojnë. Po përdorin lopata për të marrë trupat nga poshtë tokës, po përdorin duart. Të gjithë thonë se është si dita e gjykimit.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!