Përmbytjet në Libi/ Derna para dhe pas, 1/4 e qytetit është zhdukur

schedule09:30 - 13 Shtator, 2023

schedule 09:30 - 13 Shtator, 2023

Nuk ka fjalë për të përshkruar situatën në Derna, qytetin port të Libisë pas shkatërrimit nga stuhia Daniel, ku  5,300 kanë vdekur dhe mbi 10,000 rezultojnë të zhdukur.

Stuhia mesdhetares shkaktoi përmbytje në shumë qytete në Libinë lindore. Reshjet e dendura shkatërruan digat dhe lagje të tëra.
Banoret tregojnë tmerrin që kanë përjetuar.

“Përjetuam tmerr. Nuk e di si ta shpjegoj. Unë kam humbur shume njerëz. Shtëpia e tezës time u përmbyt. Asnjëri nuk arriti të mbijetojë. As tezja as kushërinjtë që ishin në shtëpi atë moment.”

Një e katërta e qytetit, sipas Reuters, është zhdukur. Situata është tragjike pasi lagje të tëra janë rrafshuar.

“Trupat janë kudo, në det, në lugina, nën ndërtesa”, tha Hekim Siquat, ministri i aviacionit civil për Reuters pasi vizitoi qytetin.

“Nuk e ekzagjeroj kur them se 25% e qytetit është zhdukur. Shumë e shumë ndërtesa janë shembur”.

Videot që qarkullojnë në rrjet tregojnë njerëz që thërrasin në mënyrë të dëshpëruar për ndihmë dhe bërtasin ndërsa tonelatat e baltës pushtojnë shtëpitë e tyre. Shirat e rrëmbyeshëm po fshijnë gjithçka në rrugën e tyre ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.

Derna para dhe pas pas stuhisë

/abcnews.al