Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh në një intervistë në “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi se uji ka filluar që të tërhiqet pas përmbytjeve të ditëve të fundit.
“Uji po bie. Qyteti është një nga zonat problematike. Uji është duke u tërhequr për shkak një ndërhyrje që bëmë në kanalin e Kallmetit” tha ai.
Në Lezhë në ditët e fundit si pasojë e reshjeve ka pasur probleme të shumta nga përmbytjet në disa zona./ db/Abcnews.al