Përmbytjet në Korenë e Jugut, shkon në 49 numri i viktimave, mijëra të evakuuar

schedule15:36 - 17 Korrik, 2023

schedule 15:36 - 17 Korrik, 2023

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Korenë e Jugut është rritur në 49, ndërsa mbi 10 mijë njerëz janë zhvendosur në zona më të sigurta, tha sot Shtabi Qendror i Fatkeqësive dhe Kundërmasave të Sigurisë.

Shiu ka përfshirë pjesë të Koresë së Jugut, duke përfshirë kryeqytetin Seul, që nga java e kaluar. Provinca juglindore Gyeongsangu Verior është goditur rëndë, me 19 viktima të konfirmuara deri më tani, raportoi agjencia e lajmeve “Yonhap News” me bazë në Seul.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar të nxjerrin trupa, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në incidente të lidhura me shiun.

Autoritetet kanë gjetur gjithashtu trupa brenda një autobusi të zhytur në ujë.

Shumë automjete dhe nënkalime janë ende të zhytura në ujë dhe autoritetet kanë frikë se “numri i viktimave mund të rritet”, tha agjencia e lajmeve.

Punonjësit dhe ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar operacionet për shkarkimin e ujit dhe kërkimin e të mbijetuarve.