Përmbytjet në Korenë e Jugut, shkon në 20 numri i viktimave, mijëra të evakuuar

schedule12:51 - 15 Korrik, 2023

schedule 12:51 - 15 Korrik, 2023

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet vdekjeprurëse në Korenë e Jugut, ndërsa reshjet vazhdojnë të prekin rajonet qendrore. 10 persona rezultojnë të zhdukur dhe mijëra janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri Han Duck-soo i ka kërkuar ushtrisë të ndihmojë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Rreth 6,400 banorë u evakuuan pasi diga Goesan filloi të vërshonte rreth orës 06:30.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa vende, përfshirë Indinë, Kinën dhe Japoninë gjatë dy javëve të fundit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!