Moti i keq rikthehet sërish në Emilia-Romagna, e cila tashmë është përmbytur për shkak të reshjeve të shumta.
Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar shumë banorë dhe shumë shtëpia janë përmbytur, vendi konfirmoi alarmin e kuq sot.
Nuk kanë të ndalur thirrjet ndaj qeverisë italiane për të ringjallur një plan “fantazmë” për të kufizuar efektet e fatkeqësive natyrore.
Në të njëjtën kohë, autoritetet e Ravenës vendosën dhe urdhëruan evakuimin e dy qyteteve të vogla, ndërsa u bënë thirrje banorëve që të reduktojnë lëvizjet e tyre në këtë zonë.
Gjithsej 27,775 persona u evakuuan si masë paraprake në të gjithë provincën e Ravenës. Këto janë të dhënat e fundit të siguruara nga Prefektura e Ravenës. Vetëm në Ravena, 22,000 u evakuuan; më pas vijojnë Faenza me 2000 dhe Bagnacavallo me 1250.
8000 njerëz që u banorë që u evakuuan nga shtëpitë e tyre e kaluan natën në palestra apo hotele ku ishin ngritur strehimoret lokale.
Qyteti i Lugos raportoi se po përfundojnë rezervat ushqimore. “Ne e dimë që jeni të lodhur, të frikësuar dhe të shqetësuar. Gjendja e jashtëzakonshme nuk ka mbaruar. Ju lutemi ruani qetësinë dhe durimin”, u tha këshilli banorëve në një postim në Facebook. /abcnews.al