Irani është një tjetër shtet i prekur nga përmbytjet e mëdha të ndodhura së fundmi. Sipas informacioneve mësohet se të paktën 400 persona janë prekur nga përmbytjet në provincën Sistan dhe Baluchestan që ndodhet në juglindje të Iranit.
Mediat e huaja shkruajnë se 15 ekipe shpëtimi ndihmuan viktimat, më shumë se 300 njerëz u vendosën në tendat e Gjysmëhënës së Kuqe, dhe viktimave iu ofrua ndihma e nevojshme, pako ushqimore, rroba dhe sende të domosdoshme.
Kreu i provincës Sistan dhe Baluchestan tha se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar shumë objekte infrastrukturore./abcnews.al