Rritet numri i personave që kanë humbur jetën në Indonezi dhe Timorin Lindor, si pasojë e ciklonit tropikal “Seroja”i cili shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu si edhe përmbytje.
Deri tani raportohet për të paktën 157 viktima.
Lajmi u njoftua nga qendra Indonezian për Menaxhimin e Katastrofës. Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar personat që kanë mbetur të bllokuar.
Ndërkohë shirat e rrëmbyeshëm nga cikloni tropikal Seroja bënë që rreth 1,000 persona të shpërnguleshin në vende strehimi në Azinë Juglindore.
Numri i personave të lënduar është në rritje , ndërsa nënkryetari i zonës Thomas Ola Longaday tha se ekipet e shpëtimit po përpiqen të ndihmojnë të plagosurit si edhe të evakuojnë qytetarët në zona që nuk janë të rrezikuara.
/abcnews.al/

