Përmbytjet në Holandë, autoritetet thirrje banorëve: Largohuni nga banesat

schedule20:00 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:00 - 16 Korrik, 2021

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të Holandës, ndërsa e gjithë zona është duke përjetuar përmbytjet më të mëdha në dekada. Kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës natyrorore në provincën e Limburg, në kufi me Gjermaninë dhe Belgjikën.

Autoritetet po përgatiten të evakuojnë pjesën më të madhe të qytetit të Fenlo këtë pasdite dhe u kanë bërë thirrje banorëve të komunitetit më të vogël Meersen të jenë të gatshëm të largohen.

“Dilni nga shtëpitë tuaja menjëherë dhe drejtohuni në një vend të sigurt,” thanë Shërbimet e Emergjencës Meersen. Ata gjithashtu udhëzuan familjet të ndërpresin furnizimin me energji elektrike dhe gaz.

Pjesa më e madhe e Holandës është nën nivelin e detit dhe mbrohet nga një sistem kompleks i argjinaturave të vjetra dhe digave moderne, prej betoni që nuk lejojnë që ujërat e detit dhe lumenjve të përmbytin vendin.

Qindra zjarrfikës dhe ushtarë u mobilizuan për të forcuar argjinaturat e tjera dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Në Falkenburg, afër kufirit me Belgjikën dhe Gjermaninë, uji përmbyti qendrën e qytetit. Shumë shtëpi të moshuarish u evakuuan dhe një urë u shkatërrua.

Nivelet e ujit në lumenjtë Meuse dhe Ruhr arritën rekord të enjten, duke tejkaluar ato të regjistruara në vitet 1993 dhe 1995, kur përmbytjet e mëdha goditën vendin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!