Përmbytjet në Gjilan, evakuohen 18 qytetarë

schedule17:48 - 11 Janar, 2021

schedule 17:48 - 11 Janar, 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas situatës së përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut.

Ai ka thënë se po punohet për menaxhimin e situatës, derisa ka treguar se janë evakuuar 18 qytetarë.

“Gjatë intervenimeve të ekipeve tona, janë evakuuar 18 qytetarë, që nënkupton se kemi shpëtuar jetën e qytetarëve. Gjendja më e rënduar është në Lagjen e Rrushnajave, 2 Korriku, pjesa përskaj kazermës se FSK, në fshatin Malishevë e Uglar”, ka thënë ai.

Haziri tha se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, pos dëmet materiale, të cilat pohoi se janë të konsiderueshme dhe po punohet në vlerësim. Në fund, kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që t’i kufizojnë daljet me vetura sepse rreziku nga vërshimet mbetet ende i madh.

“Mos dilni sepse vërshimet edhe më tutje janë kërcënim për jetën e qytetarëve. 24 orë po punojmë për ta sanuar gjendjen”, tha Haziri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!