Ka shkuar në 156 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani, duke çuar totalin e viktimave në Europën Perëndimore në 183. 110 viktima janë raportuar në Rheinland-Pfalzit.
“Jam i frikësuar se numri i viktimave në këtë zonë do të rritet,” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se të paktën 670 njerëz janë plagosur vetëm në Rheinland-Pfalzit.
Në të njëjtën kohë, qindra njerëz rezultojnë ende të zhdukur. Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore, me nivelet e ujit që mbeten të larta në shumë qytete dhe shtëpitë që vazhdojnë të shemben në katastrofën më të madhe natyrore në gjysmë shekulli.
Më shumë se 20,000 burra dhe gra të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar në zonat e prekura të dy shteteve për 24 orët e fundit, me ndihmën e Forcave të Armatosura.
Në Belgjikë, numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të humburit. Për arsye se 20 korriku u shpall ditë zie kombëtare nga Kryeministri i vendit, qyteti i Namur vendosi të anulojë festimin me fishekzjarrë që ishte planifikuar për 20 korrik, për festën kombëtare të 21 korrikut.
Në kryeqytetin e Wallonia, flamujt do të valëviten në gjysmë shtizë. Qyteti i Brukselit ka njoftuar se do të anulojë ngjarjet e planifikuara për festën kombëtare belge. Shërbimet e urgjencës në Holandë janë në gatishmëri të plotë ndërsa lumenjtë e përmbytur kërcënojnë qytetet dhe fshatrat në të gjithë provincën jugore të Limburg.
Mijëra persona janë evakuuar në dy ditët e fundit, ndërsa ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët kanë punuar gjatë gjithë natës për të forcuar digat dhe për të parandaluar përmbytjet. Sipas autoriteteve lokale, nivelet në rritje të ujit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në zonë dhe situata mbetet kritike.
Nivelet e ujit në lumenjtë përreth qyteteve të mëdha si Fenlo dhe Rurmont kanë arritur nivele rekord dhe nuk pritet të pushojnë deri nesër në mbrëmje, thanë autoritetet, duke krijuar probleme me digat dhe masat e tjera të mbrojtjes.
Shumë rrugë brenda dhe rreth Rurmond janë përmbytur, sipas agjencisë së lajmeve ANP. Në Austri, zjarrfikësit janë në gatishmëri të lartë në zonat e Salzburgut dhe Tirolit.
“Shirat e mëdha dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të mëdha në shumë zona të Austrisë,” tha Kancelari Sebastian Kurtz në një postim në Twitter./abcnews.al