Përmbytjet mbërthejnë Kinën, 12 të vdekur në një metro, evakuohen 200 mijë banorë

schedule08:24 - 21 Korrik, 2021

schedule 08:24 - 21 Korrik, 2021

Kina po përballet me përmbytje të jashtëzakonshme. 12 persona kanë humbur jetën në metro të qytetit Zhengzhou , në pjesën qendrore të vendit.

Shërbimet e emergjencës kanë raportuar përmbytje në të gjithë vendin ndërsa reshjet e shiut janë zhvendosur në Provincën Henan, një qytet 700 kilometra në jugperëndim të Pekinit.

Gati 200 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Qyteti përjetoi “një seri stuhish të rralla dhe të rënda” që “bënë që uji të grumbullohej në metro Chengdu” duke shkaktuar 12 viktima. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!