Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut godasin Indonezinë, 34 të vdekur dhe 16 të zhdukur

schedule09:22 - 13 Maj, 2024

schedule 09:22 - 13 Maj, 2024

Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën goditën komunitetet në ishullin Sumatra në Indonezinë perëndimore, tha një zëdhënës i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit për AFP të dielën.

Tragjedia ndodhi të shtunën, rreth orës 22:30, në rrethet Agam dhe Tanah Datar, në pjesën perëndimore të Sumatrës, pas disa orësh shirash të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje masive.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se 84 shtëpi, 16 ura, dy xhami u dëmtuan në Tanah Datar, e cila ka një popullsi prej rreth 370,000 banorësh.

Zëdhënësi Ilham Wahab tha se autoritetet po merrnin ende raporte për persona të zhdukur.

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet shpesh godasin Indonezinë gjatë sezonit të shirave. Në mars, 26 jetë humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Sumatrën Perëndimore.

Në vitin 2022, rreth 24,000 banorë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe dy fëmijë humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Sumatra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!