Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Murqinë, një nga fshatrat më të goditur nga përmbytjet në Bubq, Krujë. Banorët iu ankuan për mungesën e pastrimit të kanaleve dhe harresën nga emergjencat civile.
Por lideri demokrat tha se e njëjta gjë ishte edhe në Shkodër dhe se ndihma vetëm në Obot kishte çuar shteti. “Na ka përmbytur edhe misin në verë jo më në dimër.
Shteti të na bëjë kanalin dhe rrugën nuk duam të na punojë tokën. Shpresojmë të vish në pushtet sa më shpejt” i tha një nga banorët, ndërsa Basha i premtoi “Pas 25 Prillit do ketë një qeveri që të mendojë për ju”./ db/Abcnews.al