Sllovenia u godit nga një stuhi e fortë të mërkurën pasdite. Reshjet e mëdha të shiut përfshinë të gjithë vendin.
Mediat sllovene raportojnë se bodrumet u përmbytën, pemë të shumta u rrëzuan dhe çatia e një shtëpie banimi u dëmtua. Meteorologët theksojnë se sipas llogaritjeve të tyre, kaq shumë shi bie një herë në 250 vjet në një kohë kaq të shkurtër.
Tako močan naliv, da meteorna voda pokrove kanalov meče iz ležišč…?? pic.twitter.com/EnqbTyiJHI
— Simpson (@simon_kuzma) September 29, 2021
Shi i madh ra gjatë natës, dhe situata më e vështirë është në Lubjanë. Kështu, në vendbanimin e Vižmarjeh, uji përmbyti kalimin nëntokësor në të cilin makina mbeti e bllokuar, por shoferi fatmirësisht arriti të shpëtojë pa lëndime.
Uji përmbyti edhe teatrin. Jernej Pristov, një zëdhënës i teatrit, tha se gjatë shfaqjes, uji filloi të binte nga çatia. g.v/abcnews.al