Përmbytje të mëdha në Iran, 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

schedule22:05 - 29 Korrik, 2022

schedule 22:05 - 29 Korrik, 2022

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe 19 janë raportuar të zhdukur pas përmbytjeve që kanë goditur zonat pranë Teheranit në 48 orët e fundit.

“Për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve në fshatin Emamzadeh Davud, në perëndim, dhe në zonat e Firuzkouh, Rudehen dhe Damavad, në lindje të Teheranit, 24 persona humbën jetën”, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe iraniane.

“Operacionet e kërkimit për gjetjen e 19 personave të raportuar të zhdukur po vazhdojnë”, shtoi i njëjti burim.

Një vend kryesisht i thatë, Irani po përballet me thatësira të përsëritura në dekadën aktuale, si dhe me përmbytje të shpeshta të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!