Përmbytjet të mëdha kanë përfshirë qytetin bolivian të Sucre, për rrjedhojë kanë humur jetën të paktën katër persona.
Pas një stuhie të madhe breshëri që zgjati rreth 30 minuta, disa nga rrugët e qytetit u kthyen lumenj me rrjedhje të shpejtë.
Uji vërshoi rrugëve duke marrë para makinat, autobusët dhe tezgat e tregut. Zona më e prekur ishte rreth tregut më të madh të fermerëve të qytetit.
Ministri i Brendshëm Eduardo del Castillo tha gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë ende të zhdukur, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar. /abcnews.al