Përmbytje, stuhi dhe ngrohja globale: Kush do të jetë detyra përcaktuese e shekullit 21?

schedule09:36 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 09:36 - 30 Dhjetor, 2020

Ky vit ka thyer një seri rekordesh, ndërsa COVID-19 ka dominuar, bota gjithashtu ka ndjerë edhe efektet e ngrohjes globale.

Ky vit ka thyer një seri rekordesh sa i përket ndryshimeve klimatike. Nëntori ishte muaji me i ngrohtë në histori. Rritjet e temperaturave u regjistruan  më Antarktika  në Arktik ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, Australia, Siberia dhe Kalifornia janë përfshirë nga shumë zjarre, ndërsa Atlantiku ka gjeneruar rekord sa i përket stuhive. Ndërsa ajo çfarë ka mbizotëruar më shumë në ekranet televizive është pandemia e koronavirusit.

Ndërsa 2020 demonstroi ndikimin shumë të lartë të ngrohjes globale, duke shënuar gjashtë vitet më të nxehta në historinë njerëzore që nga viti 2014.

Nxehtësia e pazakontë, thatësira, zjarret ose stuhitë mund të shkaktohen nga ndryshime natyrore.

Më 1 janar u shënuan përmbytje rekord në Indonezi ku mbetën të vrarë të paktën 19 persona dhe 62,000 të tjerë u evakuuan.

Më 4 janar temperaturat në pellgun e Sidenit arritën në 48, 9 gradë celsius.

Në muajin shkurt u regjistruan temperatura të larta në ishullin Antarktik, 20,75 C regjistruar nga shkencëtarët brazilinë në Seymour Island.

Në mars zjarret që përshinë Australinë përfunduan pas më shumë se 6 muajsh, ku u shënuan 33 viktima , 3.000 shtëpi të djegura dhe më shumë se 10 milion hektarë të shkatërruara. Më shumë se 1 miliard gjitarë zogj, zvarranikë së bashku me qindra insekte u dogjën, Jonathan Watts për “The Guardian.”

Azia dhe Evropa regjistruan katër muajt më të ngrohtë të shënuar ndonjëherë. Në Kinë, Yunnan raportoi thatësirën më të keqe në 10 vite.

Ndërkohë gjatë muajit maj u regjistruan përmbytje shkatërruese në Kenia dhe Uganda pas shiut të rrëmbyeshëm që çoi në 200 viktima dhe evakuimin e të  paktën 400, 000 njerëzve.

Në në këtë muaj , konkretisht në 20 maj cikloni Amphan ishte stuhia më e ashpër që goditi Gjirin e Bengalit. Dy milion njerëz janë evakuuar dhe 129 të tjerë humbën jetën.

Ky ishte cikloni më shkatërrues , duke i shkaktuar Indisë 14 miliardë dollarë humbje.

Në qershor qyteti rus, Verkhoyansj regjistroi temperaturën 38 gradë celsius, temperatura më të larta.

Ndërsa një e treta e Bangladeshit në 24 korrik u përmbyt, duke vrarë 550 persona dhe preku 9,6 milion njerëz në të gjithë kontinentin.

Dy muaj reshje në 13 gusht në jug të Kinës shkaktuan 219 viktima dhe 4 milion qytetarë u evakuuan. Kjo i shkaktoi Kinës 26 miliardë dollarë humbje ekonomike.

Në 26 gusht zjarret në Kaliforni dogjën më shumë se 405,000 hektarë.

Situata të rënda u shënuar edhe gjatë muajit shtator shkruan “The Guardian”, ku rajoni i Sahelit të Afrikës u përfshi nga përmbytje dhe për pasojë u prekën 500,000 njerëz.

Sudani vendosi gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 4 shtator, pasi shirat shkatërruan rreth 100,000 shtëpi dhe më shumë se 100 persona vdiqën. Në Nigeri përmbytja dëmtoi 500,000 hektarë prodhime bujqësore.

Më tre tetor Mbretëria e Bashkuar shënoi ditën e saj më të lagësht pas stuhisë Alex, më katër tetor zjarret në Kaliforni u përhapën në 1,6 milion hektarë.

Në nëntor Filipiet u goditën nga stuhia Typhoon Goni, ku të paktën 20 persona humbën jetë dhe rreth 1 milion të tjerë u evakuuan.

Somalia në 22 nëntor u shaktërrua nga Cikoni “Gati”, stuhia më e fortë që goditi këtë pjesë të botës.

Në dhjetor përfundon edhe sezoni u uraganeve që thyen rekord. Agjencia Botërore e Meteorlogjisë bëri me dije se 2020 ishte një ndër tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.

Ndërkohë OKB raporton se ngrohja globale u rrit me 3,2 gradë celsius, dhe se qeveritë nuk kanë ndërmarrë mjaftueshëm veprime për të parandaluar ngrohjen globale.

Dhjetori është edhe muaji ku u shënuar rasti i parë i COVID-19, i raportuar në Wuhan në Kinë.

Numri i vdekjeve në mbarë botën ka kaluar 1,6 miliard njerëz.

Sekretari i Përgjithshëm i KB thotë se njerëzimin ka bërë luftë me natyrën dhe se arritja e paqes do të jetë detyra përcaktuese e shekullit 21.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!