Përmbytje, shembje dhe evakuime, ushtria zbarkon në Lezhë, rrezikohen disa familje

schedule19:02 - 8 Janar, 2021

schedule 19:02 - 8 Janar, 2021

Nga Gjergj Figuri

Në Lezhë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut prurjet në lumin Drin dhe Gjadër dhe kanalet e Ujerave te Larta kanë rritur ndjeshëm nivelin dhe në disa zona ka dalë nga shtrati por duke shkaktuar vetëm përmbytje tokash dhe shëtitores në qytet.

Në lagjen e spitalit ka rrëshqitje të dheut dhe rrezikohet shembja e disa banesave. Eshtë bërë evakuimi i 7 familjeve që kanë shkuar tek të afërmit e tyre si dhe është urdhëruar mbyllja e Kopshtit privat që është aty pranë.

Ura që lidh fshatrat Gramsh dhe Zojs, ura që lidh fshatin Mërqi dhe ura që lidh Kallmetin me superstradën janë përmbytur. Është bllokuar lëvizja përgjatë këtyre akseve dhe tashmë banorët lëvizin në aksin e vjetër.

Në mëngjës është ndërhyrë për të larguar një familje në fshatin Koterr, pasi banesa e tyre u përmbyt nga vërshimi i menjëhershëm i lumit Drin. Ndërhyrja u desh edhe Kallmet, pasi dy persona rrezikuan pasi tentuan të kalojnë në rrugën e përmbytur nga uji.

Frika është se situata mund të përkeqësohet nëse intensiteti i reshjeve vijon.

Energjia elektrike ka qenë një problem sepse ka lënë pa punë hidrovorin e Grykë Zezës dhe fshatit Gocaj e për pasojë ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore.

Të gjitha mjetet janë dislokuar në sheshin kryesor të qytetit në pritje për të ndërhyrë nëse do të kërkohet. Tashmë në zonë kanë mbërritur edhe forca të ushtrisë dhe emergjencave civile.

Kanalet e ujërave të larta jane nje shqetesim, sic eshte edhe kanali Troshan Rraboshte, pasi mungesa e pritave malore dhe mos nderhyrjet per te larguar enertet qe jane sjelle nder vite ka bere qe pikerisht keto kanale te dalin e te permbysin.

Nuk jane jashte rrezikut edhe argjinaturat e rezervuarit te Kallmetit, argjinatura e lumit Drin, argjinatura e diges ne hidrocentralin ne ndertim ne zonen e Ungrejit. Ketu ka vend per analize sepse cenimi i tyre do te sillte situate pertej imagjinates.

Shkarkimit ne hidrocentralet e Ulzes dhe Shkopetit kane nisur qe mbreme me 500 meter kub ne sek, por sot ne mengjes kane shkuar ne 600 meter kub dhe mund te shtohen nese prurjet ne liqenin e Ulzes do te vijojne te jene te larta si pasoje e rreshjeve te shiut.

Evakuim te nje familjeje ka patur edhe ne Fushe Gjorm te Kurbinit si pasoje e permbytjes se baneses.

Rreshqitja e dherave ne Fan të Mirdites rrezikon shembjen e nje banese. Familja qe jeton ne te eshte evakuuar, ndersa afersia me autostraden e ben te rrezikshme kalimin pasi mund te bllokohet edhe ky drejtim levizjet drejt Kosoves./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!